Analisti politik Arben Meçe në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për pjesëmarrjen në protestën e djeshme të thirrur nga opozita, ku tha se në miting ishin rreth 6 mijë persona.
Protestën Meçe e quajti si grumbullim të sektit berishian. Ndërsa në lidhje me djegien e flamurit, ai tha se ishte një akt i shëmtuar.
“Pjesëmarrja në miting ishte 5500-6500 persona. Nëse dje pjesëmarrja do ishte mbi 7000 persona atëherë unë do shihja nuancë lëvizje. Fakti që është më pak tregon se sekti berishian është kaq, laj thaj kaq janë. Sekti berishian është izoluar nga opozita.
Djegia e flamurit është e shëmtuar si akt. Skenari është i qartë, ‘kur të flasë filani do bëhet kjo gjë.’ Bëj protesta të dhunshme nëse ke mendere, por mos bëj protesta të dhunshme nëse nuk ke. Shkon te akti më ordiner, që është hedhja e molotovit.
Unë opozitën e quja pasuri kombëtare, por kur është e denjë për tu prezantuar dhe këtu ne jemi në krizën e madhe. Kjo krizë e përfaqësuar nga molotovi, kurrë nuk merr pushtet.”, tha analisti.
/abcnews.al