Moska reagon me zemërim ndaj premtimit të NATO-s për më shumë mbështetje për Ukrainën

schedule18:48 - 11 Korrik, 2024

schedule 18:48 - 11 Korrik, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ak folur për gazetarët, në lidhje me mbështetjen që NATO i ka premtuar Ukrainës, gjatë samitit në Uashington.

:”Kundërshtarët e Rusisë në Evropë dhe Amerikë nuk e mbështetën dialogun…ose paqen”, theksoi Peskov, shkruan BBC.

Ai shton se me këmbënguljen e aleancës se Ukraina është në “rrugën e pakthyeshme” të anëtarësimit në NATO, “ishte e qartë se liderët perëndimorë po kërkonin humbjen strategjike të Rusisë”.

Moska, thotë ai, “do të përgjigjet me masa të koordinuara… për ta mbajtur NATO-n nën kontroll”, duke mos dhënë detaje se çfarë mund të jenë ato.

Duke shkruar në mediat sociale, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev thotë se Rusia duhet të sigurojë që “rruga e pakthyeshme e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës, ose NATO-s, ose më mirë akoma të dyja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!