Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ku kandidati i PS-së, Vangjel Tavo do të jetë përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, gjatë një intervistë për ABC News, u ndal te rasti i Fredi Belerit, duke thënë se kandidaturat e katapultura sjellin problematika, referuar opozitës.
Ndër të tjera ai theksoi se një kandidat duhet të jetë i njohur nga komuniteti, në mënyrë që të fitojë besueshmërinë e tyre.
“Nëse do të gjykoj në aspektin opozitar, kandidaturat e katapultuara sjellin problematika. Duhet të jenë njerëz që jetojnë dhe njihen në atë komunitet. Opozita bën gabime të vazhdueshme. Duhen rikthyer zgjidhja e eksponentëve lokale, pasi ka mjekë, mësues, arsimtarë. Nëse duan rezultat duhet të zgjedhin një njeri që gëzon respektin e banorëve. Zakonisht ky është një defekt dhe i yni, që nuk u besojmë njerëzve që jetojmë çdo ditë
PS ka bërë një zgjedhje reale. Opozita ka një muaj kohe… s’mund të prezantosh një kandidat me një muaj, kur nuk e njeh njeri.”, përfundoi Elezi.
/abcnews.al