Boksieri Nelson Hysa në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për ndeshjen e tij të radhës, ku synon titullin kamion Europe.
Ai u shpreh se është stërvitur shumë dhe se lufton për fitore.
Ndër të tjera ai tha se titujt e mëparshëm ia ka dedikuar djalit të tij.
“Luftoj për një titull madhështor, është ndeshje historike për vendin tonë. Në ring do të ngjiten edhe Denis Nurja, Arjon Kajoshi, Ardut Murja, Xhuzepe Jaka si dhe
Si çdo boksier që hyn në ring ka ndonjë dëmtim për shkak të stërvitjeve, por falë Zotit jam mirë. Fitoren e fundit ia kam dedikuar djalit.
Gjyqtarët janë të gjithë huaj, gjyqtari është suedez. Është një nga gjyqtarët më të mirë. Ne kërkojmë të kemi publik, njerëz, përkrahje dhe në fakt nuk na kanë munduar.”, tha ai.
/abcnews.al