Orban takohet me Erdogan në Uashington, fokusi Ukraina, Gaza dhe BE

schedule14:29 - 10 Korrik, 2024

schedule 14:29 - 10 Korrik, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban, në një takim me dyer të mbyllura.

Sipas informacioneve, Erdogan i ka thënë Orban se Turqia është e orientuar të vazhdojë përpjekjet e saj për paqen për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza.

Në të njëjtën kohë, ai i kërkoi Orban mbështetje për ringjalljen e procesit të pranimit të Turqisë në BE gjatë presidencës hungareze.

Sipas informacioneve, Hungaria planifikon të mbledhë Këshillin e Asociimit BE-Turqi gjatë mandatit të saj.

Do të jetë hera e parë që një gjë e tillë do të bëhet që nga viti 2019 dhe thuhet se synimi i Hungarisë është të bëjë përparim edhe në çështjen e vizave për shtetasit turq në BE.

/abcnews.al