Është padyshim një nisje fantastike e lojës, me “Gjelat” e Francës që kanë arritur të marrin avantazhin, në përballjen gjysmëfinale, të Euro 2024, përballë “Furisë së Kuqe” spanjolle, duke nisur festën e tifozëve të tyre.
Një aksion perfekt i djemve të Didier Deschamps është finalizuar më së miri nga “ylli” i PSG, Randal Kolo Muani, i cili pasi merr një krosim nga Kylian Mbappe dërgon topin në rrjetën e Unai Simon. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al