Zgjedhjet në Francë/ Goxhaj: Vota e zgjedhësit u devijua dhe manipulua. Burimi: Mund të kishte abstenuar

schedule22:28 - 8 Korrik, 2024

schedule 22:28 - 8 Korrik, 2024

Zgjedhjet në Francë dhe rezultati që i surprizoi të gjithë shkaktuan diskutime në studion e emisionit “360 gradë” në ABC News. Gazetari Dritan Goxhaj thotë se zgjedhjet u manipuluan duke iu referuar thirrjes ndaj disa kandidatëve për t’u tërhequr nga gara për të ‘bllokuar’ rezultatin e Le Pen.

Ndërsa analisti Genc Burimi theksoi se kjo nuk mund të quhet manipulim për sa kohë zgjedhësi ka qenë i lirë për të zgjedhur.

Pjesë nga diskutimi: 

Genc Burimi: Kandidati u tërhoq por kjo nuk e pengon zgjedhësin që edhe ai të tërhiqet. Zgjedhësi shkoi në zgjedhje. Ku është manipulimi?

Dritan Goxhaj: Vota e zgjedhësit u devijua. Ky është devijim vote dhe manipulim.

Genc Burimi: Si zgjedhës normal, kur ndihesh i ofenduar se të paskan tradhëtuar, bën abstenim.

Enika Abazi: Partia e Le Pen ka dalë e para si parti individuale dhe Melenchon e dyta. Përparimi është progresiv dhe kjo përbën rrezik për të ardhme që nuk duket se krijoi një situatë për të cilën Macron pretendonte se kur të largohej nga presidenca, Fronti Nacional nuk do të ishte më kandidat si Le Pen me Macron në zgjedhje, dhe kjo duket se nuk do të ndodhë./abcnews.al