Mbi 10 mijë pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britaninë e Madhe

schedule18:54 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:54 - 8 Korrik, 2024

Më shumë se 10.000 pasagjerë të linjave ajrore u përballën me anulime fluturimesh në dy aeroportet më të ngarkuara të Britanisë së Madhe, për shkak të motit të keq dhe kufizimeve të trafikut ajror.

British Airways anuloi 51 fluturime që do të operonin në ose nga Heathrow të dielën dhe 31 të tjera të hënën.

Fluturimet i anuluan disa kompani edhe në aeroportin Gatwick të Londrës.

Më e prekura ishte EasyJet, me 34 fluturime të anuluara të dielën dhe të paktën nëntë të hënën.

Pasagjerët e prekur nuk kanë gjasa të kenë kompensim, pasi anulimi konsiderohet të jetë jashtë kontrollit të linjave ajrore.