Zgjedhjet e 4 gushtit për Himarën/ Çupi: Nëse vjen djali i Belerit, s’do e ketë mbështetjen e Greqisë

schedule17:36 - 8 Korrik, 2024

schedule 17:36 - 8 Korrik, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se nëse djali i Belerit do të kandidojë për kreun e Bashkisë Himarë, në zgjedhjet e 4 gushtit, ky i fundit nuk do e ketë mbështetje e Greqisë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se opozita nuk krijon besim te qytetarët.

“Me siguri do të jetë. Konstatohet se kjo është pika fundore e qarqeve greke dhe politikanëve të mbrapshtë në Shqipëri, që tentuan të krijonin pikë tensioni në Himarë. Greqia e lëshoi Belerin, edhe me të birin mund të mos ketë lidhje me të. Lodhja e dy elementëve, qarqeve greke, opozitës sonë dështuan para maturisë diplomatike. Greqia furnizon zjarrin e Himarës, ka mbetur në portat e Brukselit. Nuk ka çfarë bën. Ka mundësi që Beleri të mos pranohet si deputet në PE.

Politika greke ka lëshuar armët për Himarën. Beleri shkoi atje me mbështetjen e Greqsisë. Ishte një lajthitje për çështje votash. Mbështetja greke është gjithçka në raport me kryetarin e importuar të Himarës. Nëse në zgjedhjet e kaluara nuk do të ishin blerë votat, fitorja i përkiste të majtës. Për fat të mirë nuk u zgjodh, ishte i korruptuar. Mbështetja politike e opozitës, nuk krijon besim askund. Është e pamundur nga njerëzit të mbështesin përfaqësuesit e tyre. Njerëzit kërkojnë adminsitrimin e punës së tyre”, , theksoi ai./abcnews.al