Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

schedule16:09 - 8 Korrik, 2024

schedule 16:09 - 8 Korrik, 2024

Volodymyr Zelensky ka thënë se do të inicojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës hodhën më shumë se 40 raketa sot duke synuar disa qytete dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat, shkruan Sky News.

Duke konfirmuar se Kievi ka kërkuar takimin urgjent, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi “të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare” të “dënojnë fuqishëm” veprimet e Rusisë.

Ai gjithashtu kërkoi “hapa të menjëhershëm për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës” dhe refuzimin e çdo “zbutjeje” të Vladimir Putinit./abcnews.al