Zelensky: Ne kemi nevojë për një përgjigje më të fortë nga Perëndimi

schedule15:28 - 8 Korrik, 2024

schedule 15:28 - 8 Korrik, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon një “përgjigje më të fortë” nga Perëndimi pas sulmeve të sotme ruse në Ukrainë, ku u godit edhe një spital për fëmijë në Kiev.

Ukraina pësoi një sulm masiv nga forcat ruse, me mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme të lëshuara në qytete të shumta anembanë vendit, duke përfshirë edhe Kievin.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë ishin plagosur nga sulmet masive ruse.

Sulmet goditën edhe spitalin e fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krijvi Rihun në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Sllovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut./abcnews.al