Gjirokastër/ Muzika e lartë shqetësim për vizitorët, policia paralajmëron lokalet për orarin

schedule14:56 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:56 - 8 Korrik, 2024

Prej vitesh ndotja akustike mbetet një nga shqetësimet kryesore për turistët që akomodohen në Gjirokastër. Administratorët e bizneseve përpiqen të joshin klientë me muzikë të lartë.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim edhe për administratorët e njësive akomoduese në zonën muzeale të qytetit.

Sipas tyre Gjirokastrës nuk i shkon zhurma.

“Shqetësim janë muzika e lartë, borutë e makinave. Jemi afër qendrës, por jemi njerëzit që shqetësohemi më shumë. Klientët kanë ankesa. Problem është zhurma dalin në recepsione. Të parat janë baret. Këtij qyteti nuk i shkon zhurma”, është shprehur Qazim Tuqi.

“Klientët bëjnë presion duam ulje të çmimit se s’kemi fjetur gjumë nga zhurma. Ata shkruajnë keq për qytetin. Është gjynah ta vrasim turizmin. Baret të zbatojnë ligjin. Nuk jemi kundër muzikës dhe jetës së natës”, ka thënë një tjetër.

“Kërkojmë një rrugë të përbashkët që të gjithë të përfitojmë nga turizmi pa i prishur punë njëri tjetrin”, ka thënë Dorjan Veliu.

Shefi i Rendit në drejtorinë vendore të policisë Gjirokastër, Altin Demiraj shprehet se te gjitha baret dhe clubet e natës janë paralajmëruar të respektojnë rregullat dhe oraret.

Gjirokastra është një ndër qytetet më të vizituar në vend. Numri i turistëve kryesisht të huajve është rritur ndjeshëm. Ndërkohë që bizneset kërkojnë të mos penalizojnë njëri-tjetrin për të zhvilluar më tej turizmin në qytetet.

/abcnews.al/