Bulqizë, helmohen mbi 100 persona/ Paraqiten në spital me diarre e të vjella. Mjekët: Mund të jetë virozë

schedule09:54 - 8 Korrik, 2024

schedule 09:54 - 8 Korrik, 2024

Vijon të jetë problematike situata me pacientët me shenja helmimi në Bulqizë.

Edhe gjatë natës së kaluar fluksi i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë i lartë.

Në harkun kohor të 48 orëve kanë kërkuar shërbimin mjekësor mbi 100 persona, të cilët janë rikthyer në shtëpi pas trajtimit në spital.

“Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta. Fluksi është i shtuar”.

Mjekët përjashtojnë mundësinë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga uji.

“Kjo nuk lidhet me ujë të pijshëm. Deklarohet se rastet janë sporadike. Vetëm nga uji jo”.

Rasti është nën hetim dhe pritet të dalin rezultatet e analizave që të përcaktohet shkaku që ka çuar qindra qytetarë me shenja helmimi në spital.

/abcnews.al