Dhuna në Meksikë, gjenden 6 trupa të pajetë në Acapulco

schedule08:28 - 8 Korrik, 2024

schedule 08:28 - 8 Korrik, 2024

Trupat e të paktën 6 personave janë gjetur në zona të ndryshme të qytetit portual meksikan, Acapulco, i goditur prej dekadash tashmë nga krimi i organizuar.

Dy trupa u zbuluan mbrëmjen e së shtunës në bagazhin e një taksie dhe katër të tjerët të dielën në lagje të ndryshme të Acapulcos, ndërsa disa mjete shpërthyese u hodhën në një stacion policie në qytet.

Zona e famshme bregdetare në bregun e Paqësorit ndodhet në shtetin meksikan të Guerrero, një nga më të prekurit nga aktivitetet kriminale të karteleve të drogës. Në vitin 2023, aty u regjistruan rreth 1,890 vrasje.

/abcnews.al