Zjarrvëniet e qëllimshme/ Peleshi apelon qytetarët: Na informoni për të parandaluar katastrofa të mëdha

schedule15:52 - 7 Korrik, 2024

schedule 15:52 - 7 Korrik, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi apelon qytetarët që të informojnë autoritetet për zjarrvëniet e qëllimshme, në këto ditë që vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Peleshi shprehet se duhen parandaluar katastrofa të mëdha.

“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha.  Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.

Në rast emergjence kontakto:

??-127

??-128

??-129

Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile

✅?08000911”, shkruan Peleshi në Facebook./abcnews.al