Zgjedhjet në Francë/ Pjesëmarrja në mesditë arrin 26.63%, më e larta në raundin e dytë që nga 1981

schedule15:47 - 7 Korrik, 2024

schedule 15:47 - 7 Korrik, 2024

Rreth 26.63% është pjesëmarrje e francezëve në zgjedhjet e së dielës deri në mesditë, duke qenë shifra më e lartë në raundin e dytë që nga viti 1981.

pasi sondazhet kanë parashikuar se partia e së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, do të fitojë më së shumti vota, edhe pse pamjaftueshëm për ta siguruar shumicën.

Një rezultat i tillë pritet ta fusë vendin në një krizë politike, pak javë para se të fillojnë Lojërat Olimpike, si dhe pritet t’ia dobësojnë dukshëm pushtetin presidentit Emmanuel Macron.

Nëse Tubimi Kombëtar nacionalist dhe euroskeptik e fiton shumicën në Parlament, atëherë Macron do ta gjejë veten në një situatë shumë të vështirë “mbijetese”.