Sulmet ajrore izraelite goditën mbrëmjen e së premtes disa lokacione në qytetin e Gazës dhe në kampet e refugjatëve Maghazi dhe Nuseirat, të vendosur në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 civilëve dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Kjo u raportua nga agjencia palestineze e lajmeve ëafa, duke shpjeguar se nëntë persona u vranë kur forcat izraelite bombarduan një banesë dhe një depo të UNRWA në kampet e refugjatëve Maghazi dhe Nuseirat.
Për më tepër, sipas të njëjtit burim, dy civilë u vranë pas një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës./abcnews.al