Shqipëri plot pikëpyetje, Kosova “gradon” Rashicën si goleador

schedule09:11 - 14 Nëntor, 2019

schedule 09:11 - 14 Nëntor, 2019

Sonte shqiptarët do të ndjekin sa Shqipërinë edhe Kosovën. Kuqezinjtë dhe Dardanët përballen respektivisht me Andorrën dhe Çekinë. Për skuadrën e drejtuar nga Edoardo Reja është detyrim fitorja, për të shkuar me moralin e duhur në sfidën me Francën. Italiani ka shumë dilema në lidhje me formacionin.

Andorra është kundërshtari ndaj të cilit ndonjë lojtar do të marrë minuta. Reja nuk i ka të gjitha në dorë. Florian Kamberi shikohet si titullar, por është në dorë të FIFA-s. Nëse Ok vjen deri në mesditë, atëherë sulmuesi i Hibernian luan nga fillimi.

Dilema edhe për portën. Ndoshta sonte është radha e Etrit Berishës. Pikëpyetjet për formacionin janë të shumta, duke parë se edhe ndeshja me Francën luhet vetëm pas tre ditësh. Në mbrëmje pritet të zbulohet gjithçka.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Ramadani, Ndoj, Manaj, Kamberi.

Kosova e ka finale në Çeki. Luhet për vendin e dytë dhe trajneri Bernard Challandes nuk ka në dispozicion sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi. Gjiganti nga Prizreni është dëmtuar dhe trajneri zviceran mendoj t’i besojë rolin e sulmuesit Milot Rashicës.

Anësori i Werder Bremen po shënon shpesh në Gjermani dhe me shpejtësinë e tij do të jetë mjaft problematik për çekët. Ai do të ketë mbështetjen e Celinës dhe Hadërgjonajt nga krahët, si dhe të Valon Berishës. Rashkaj dhe Halili do jenë dy qendërmesfushorët e tjerë, ndërkohë që në mbrojtje rikthehet Kololli.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Kosova:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Halimi, Rashkaj, Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!