Rusia pas fitores së zgjedhjeve të laburistëve: Britania mbetet një vend armiqësor për Moskën

schedule18:32 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:32 - 5 Korrik, 2024

Kremlini nuk e ka parë si diçka pozitive fitoren e Partisë Laburiste të Britanisë. Nëpërmjet një reagimi, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Mbretërinë e Bashkuar një shtet armik.

Partia Laburiste arriti të fitonte në zgjedhjet parlamentare pas 14 vitesh qeverisje konservatore.

Kujtojmë se Partia Laburiste ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë kundër luftës ruse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!