Ukraina kritikon vizitën e Orban në Moskë: Nuk ka marrëveshje paqeje pa ne

schedule15:06 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:06 - 5 Korrik, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës njoftoi sot se vizita e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë për të diskutuar një zgjidhje për Ukrainën nuk ishte e koordinuar me Kievin.

“Ju kujtojmë se për vendin tonë parimi “nuk ka marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën” mbetet i palëkundur dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që ta respektojnë rreptësisht atë”, tha ministria në një deklaratë.

Ukraina e ka cilësuar planin e saj të paqes prej 10 pikash dhe një samit ndërkombëtar të bazuar në të si të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!