Krasniqi: Serbia ende problematike për sigurinë në rajon! Çlirim Toci: Situata në Ballkan është shumë e ndjeshme!

schedule21:44 - 4 Korrik, 2024

schedule 21:44 - 4 Korrik, 2024

Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi në një intervistë me “skype” në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u shpreh se Serbia ka vështirësi që t’i bashkohet strukturave euroatlantike për shkak të problemeve të brendshme.

“Referuar deklaratave të zyrtarëve të shtetit të Kosovës, dhe Vuçiç për mundësinë e ndonjë eskalimi të situatës. Ditë më parë ka pasur edhe një deklaratë të presidentit të shtetit amerikan, i cili vazhdoi strategjinë e vet, që lë të kuptohet që ekziston mundësia për një konflikt të mundshëm, duke përfshirë edhe disa shtete. Sa për dronët mund të them që janë dronë të Shqipërisë në Kosovë. Nga informacionet që unë kam nuk janë dronë të Kosovës. Ky është mendimi im nga ajo çfarë kemi dëgjuar. Historia na ka mësuar që çdo luftë që është zhvilluar dhe nuk i ka zgjidhur çështjet gjeopolitike, ajo luftë ka mundësi të rizgjohet. Serbia është akoma pika më problematike e sigurisë së rajonit. Serbia vështirë se mund ti bashkohet strukturave euroatlantike për shkak të problemeve të brendshme dhe grupeve ekstreme. Rrethanat nuk e mundësojnë një gjë të tillë”, tha ai.

Nga ana tjetër kapiteni Dritan Goxhaj u shpreh se Serbia nuk ka shprehur asnjëherë interes për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Gjithashtu kapiten Artur Meçollari, bëri thirrje që të bëhet shumë kujdes sepse NATO nuk është një organizatë agresive.

Pjesë e këtyre diskutimeve lidhur me situatën në Ballkan, luftën ruse në Ukrainë, ishte edhe kolonel Çlirim Toci. Gjatë intervistës në studion e “360 Gradë” ai tha se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mbetet ende shumë e ndjeshme.

Kolonel Çlirim Toçi: Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë e ndjeshme. Në takimet e NATO-s do të diskutohet dhe vendoset se cilët do të jenë veprimet që do të marrë NATO sepse nuk është në interesin e NATO-s që të ketë konflikt. Dhe Perëndimi duhet të jetë më i drejtpërdrejt Rusinë dhe më mbështetës me Kosovën. Interesi i Rusisë për të hapur një front në Ballkan është për të zhvendosur vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!