Juri Ymeraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar të enjten në Itali nga Interpoli i Romës.
Ymeraj është shpallur në kërkim, pasi ai është dënuar në mungesë. Ndaj tij, më 11 nëntor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per vepren penale të: “Pastrim te produkteve te vepres penale”.
Ymeraj ishte pjesë e skemës mashtruese me fatura fiktive në inceneratorin e Fierit, ku dyshohet per pastrim parash. Ai akuzohet për veprën penale ” Pastrim i produkteve te vepres penale apo i veprimtarise kriminale ” te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 287. Juri Ymeraj, eshte administrator i kompanise, J.P.Y./
Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri./abcnews.al