Kreu i një partie opozitare tuniziane, Lotfi Mraihi, i cili ka njoftuar synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në tetor, është arrestuar nga policia nën dyshimin për pastrim parash.
Mraihi, lideri i Partisë Republikane Bashkimi dhe një nga kritikët më të shquar të presidentit Kais Saied, u arrestua të mërkurën. Zëdhënësi i gjykatës së Tunisit tha në fillim të kësaj jave se Mraihi përballet me akuza për pastrim parash dhe hapje llogarish bankare jashtë vendit pa licencë nga banka qendrore.
Arrestimi i Mraihi-t vjen pasi partitë opozitare, shumë prej liderëve të së cilës janë në burg, akuzuan qeverinë e Saied për ushtrimin e presionit mbi gjyqësorin për të gjetur rivalët e Saied në zgjedhjet e 2024 dhe për t’i hapur rrugën atij për të fituar një mandat të dytë.
I zgjedhur president në vitin 2019, Saied nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet që priten në 6 tetor, por pritet gjerësisht të kërkojë një mandat të dytë. Ai tha vitin e kaluar se nuk do t’ua dorëzojë pushtetin atyre që ai i quajti jopatriotë./abcnews.al