Shqipëri zhgënjyese, Greqia U-19 shkatërron kuqezinjtë

schedule21:23 - 13 Nëntor, 2019

schedule 21:23 - 13 Nëntor, 2019

Greqia U-19 ka shkatërruar me rezultatin 5-1 kombëtaren tonë kuqezi të U-19. Djemtë e Nevil Dede nuk arritën për asnjë moment të tregonin superioritet, madje në fund të 90 minutave, pësojnë plot 5 gola.

Tzimas në minutën e 13-të hapi serinë e golave për grekët, ndërsa Vagiannidis (59’) dhe Vrakas (72’) çuan rezultatin në 3-0. Në minutën e 81-të, Dobra shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë tanë.

Greqia do të shënonte dhe dy herë të tjera pas golit të Dobrës, me anë të Liavas (85’) dhe Athanasakopoulos (88’). Shqipëria U-19 i nis kështu në mënyrën më të keqe të mundshme kualifikueset e Euro U-19./abcnews.al

Kualifikuese, Euro U-19

Greqi – Shqipëri   5-1
Tzimas 13’, Vagiannidis 59’, Vrakas 72’, Liavas 85’, Athanasakopoulos 88’ / Dobra 81’