Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka krijuar tension në seancën plenare të së enjtes në Kuvend.
Bardhi u revoltua pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj, nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit.
Bardhi, pasi mori fjalën, u tregua i ashpër, duke thënë se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën.
Në fund të fjalës së tij, Bardhin nuk e mbajtën nervat dhe theu mikrofonin në foltore.