Policia ka goditur dy raste të tjera të kultivimit të drogës në Kurbin në kuadër të operacionit “Territori i pastër”. Në pranga kanë rënë dy persona të identifikuar si Luan Merçina dhe Bashkim Kasmi.
53 vjeçari Luan Merçina u arrestua pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Laç 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Ndërsa 71 vjeçari Bashkim Kasmi u arrestua pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa bimë narkotike në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e këtij shtetasi, ndërsa 11 bimë u asgjësuan me anë të djegies.
71 vjeçari rezulton edhe më parë i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al