ABC News ka vizituar shtëpinë muze në Gjirokastër, ku kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare është lindur dhe rritur.
Gazetarja Sibora Bitri raportoi se sipas përgjegjësit të shtëpisë muze, është rritur numri i vizitorëve dhe turistëve, ku këta të fundit janë shumica nga Franca.
“Unë jam sot aty ku ia ka hedhur hapat e parë. Ismail Kadare edhe në shënimet dhe librat e tij e ka cilësuar ditë të rëndësishme të mërkurën. Numri i vizitorëve ka qenë i lartë ditët e fundit. Trego që pjesa më e madhe e vizitorëve janë francezë, atje ku Kadare ka kaluar disa vite të jetës së tij.
Gjirokastra është zgjuar e qetë. Qytetarët tregojnë me krenari që Kadare është bri i Gjirokastrës. Në vijim siç tregon përgjegjësi i muzeut ka interesim të vizitorëve se ku ka kaluar fëmijërinë Ismail Kadare.
Ata shprehen të trishtë që është ndarë nga jeta një artist i tillë. Ka nga ata që tregojnë episod të shkurtra kur e kanë takuar, e kanë parë nga larg, apo kanë bërë fotografi.”, raportoi ‘live’ gazetarja Bitri.
/abcnews.al