Pal Trashaj, 63-vjeçari i cili mesditën e të martës piu fostoksinë para SPAK ndërroi jete mëngjesin e të mërkurës në QSUT.
Sipas familjarëve, Trashaj prej vitesh kishte nisur një betejë ligjore dhe kërkonte drejtësi në dyert e gjykatave pasi kishte probleme me bankat te cilat i kishin sekuestruar çdo pronë. Sipas tyre 63-vjeçari është mashtruar edhe nga shoqëritë financiare që japin mikrokredi.
Djali i tij thotë se i ati ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit por besonte se do ta fitonte betejën ligjore me bankat.
Në lidhje me ngjarjen, përmes një reagimi të martën SPAK informoi se 63-vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
/abcnews.al