Orban mbërrin në Kiev, vizita e parë që nga fillimi i luftës

schedule11:21 - 2 Korrik, 2024

schedule 11:21 - 2 Korrik, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti sot në Kiev për të biseduar me ukrainasin Volodymyr Zelenskyy për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas zëdhënësit të Orban, Bertalan Havasi, tema më e rëndësishme e bisedimeve të sotme janë diskutimet për paqe.

Orban ka qenë një kritik i hapur i ndihmës ushtarake dhe financiare perëndimore që është dërguar në Ukrainë.

Udhëheqësi hungarez mori dje presidencën e radhës të Këshillit të BE-së dhe kjo është vizita e tij e parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të vendit nga Rusia në shkurt 2022.

/abcnews.al