Mund të konsiderohet si një investim për të ardhmen nëse arrin të shpërthejë edhe në elitën e futbollit portugez, me “Shqiponjat” e Benfica që kanë kompletuar transferimin e parë të kësaj merkatoje vere, duke forcuar repartin ofensiv, me një emër cilësor si “bomberi” grek i holandezëve të AZ Alkmaar, Vangelis Pavlidis.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano, bordi i “Luzitanëve” ka derdhur në arkat e holandezëve plot 19 milionë euro, të ndara në formulën 17 milionë bazë dhe 2 dy të tjera bonus e sa i përket kontratës personale ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë diku te 4 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, kujtojmë se Pavlidis ishte një ndër sulmuesit më produktiv në të gjithë Evropën, sezonin e shkuar, teksa arriti të dërgojë plot 33 herë topin në rrjetë, si dhe të dhurojë 6 asistime për shokët e tij të skuadrës, në 46 përballje. /i.m /abcnews.al
Postimi i Fabrizio Romano:
?? Vangelis Pavlidis to Benfica, deal signed and confirmed on contract valid until June 2029. https://t.co/S6HFXcLTlT pic.twitter.com/hmsmYolEE6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2024