U kërkua avantazhi që në minutën e parë dhe më në fund u arrit, me “Gjelat” e Francës që kanë nisur festën në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, përballë “Djajve” të Belgjikës, duke nisur festën e tifozëve të tyre, në tribunat e stadiumit gjerman.
Një aksion perfekt i nënkampionëve të botës është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i PSG, Randal Kolo Muani, me këtë të fundit, që mposht portierin Casteels, me një goditje të lehtë nga brenda zonës. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al