Mund të konsiderohen edhe si “Hirushja” e Euro 2024. Pasi arritën të kalonin fazën e grupeve, në sezonin e tyre debutues, në një turne madhor të futbollit, tashmë “Kryqtarët” e Gjeorgjisë do të përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, ku padyshim do të kërkojnë të arrijnë një tjetër rezultat të madh.
Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Unai Simon. Në krahët e fushës jaën Marc Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand. “Dirigjim” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Fabian Ruiz-Rodri-Pedri, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga Nico Williams, Lamine Yamal e kapiteni Alvaro Morata.
Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka pozicinuar djemtë e tij, me formacionin defensiv, 5-3-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë heroi i tyre, Giorgi Mamardashvili. Në krahët e mbrojtjes janë Kakabadze e Lochoshvili, me qendrën që mbulohet nga Gvelesiani, Dvali e kapiteni Kashia. Treshja e mesfushës përbëhet nga Kochorashvili, Kiteishvili e Chakvetadze, ndërsa në sulm janë pozicionuar Georges Mikautadze e Kvicha Kvaratskhelia. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: