“Hirushja” e Euro 2024, Gjeorgjia, ekipi “bio” në Gjermani

schedule13:56 - 28 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 28 Qershor, 2024

Surpriza tashmë dihet se kush është. Gjeorgjia ka shkaktuar të papriturën më të madhe në Kampionatin Europian dhe kjo me një skuadër, që mund ta quajmë “bio”. Nën drejtimin e trajnerit francez, Willy Sagnol, janë 26 lojtarë, nga të cilët 24 kanë lindur në Gjeorgji, në qytete si Tbilisi, Kutaisi, Batumi apo Rustavi.

Vetëm mesfushori Citaishvili ka lindur në Izrael, dhe “ylli” i sulmit, Mikautadze që ka lindur në Lion të Francës. Të gjithë futbollistët, që nga portieri i dalluar Mamardashvili, njëri nga më të mirët në Europian, e deri tek ylli kryesor, Kvisha Kvaratskhelia janë formuar në akademitë e futbollit gjeorgjan, dhe pastaj janë larguar jashtë vendit.

Ata kanë ikur nga Gjeorgjia duke nisur nga mosha 17-18-20 apo 23-vjeçare. Aktualisht, shumica e futbollistëve të kombëtares debutuese në Gjermani luajnë në skuadra mesatare, më pak të njohura sesa ekipet ku luajnë shqiptarët, ku më të dalluarit janë Kvaratskhelia, që është te Napoli, Kocorashvili te Levante në Spanjë apo Mamardashvili te Valencia po në elitën spanjolle.

Ekipi i gjithi vlen vetëm 80 milionë euro pa Kvaratskhelia, i cili kushton vetë sa gjithë pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa trajneri Sagnol hyri në Evropian si trajneri më pak i paguar, me 200 000 euro në vit, por tashmë ka marrë një shpërblim të madh pas kualifikimit në të 1/16-at e Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!