Dr. Jonela Lulo, gjinekologe-obstetër pranë Spitalit Amerikan 2 jep disa këshilla të vlefshme për gratë, të lidhura me ushtrimet fizike para, gjatë dhe mbas shtatzënisë.
Stërvitja është e mirë për çdo njeri, veçanërisht nëse ju jeni një mama, madje edhe nëse jeni shtatzënë. Ju mund të stërviteni gjatë gjithë shtatzënisë madje dhe pas lindjes. Mos e shfrytëzoni shtatzëninë si një justifikim për të mos bërë asgjë.
Ushtrimet para lindjes
Studimet më të fundit kanë treguar që stërvitja është shumë e dobishme si për nënën ashtu dhe për foshnjën gjatë shtatzënisë. Kështu që, për sa kohë të mos ketë probleme (konsultohuni me mjekun tuaj), ju duhet të jeni në gjendje të sterviteni gjatë gjithë shtatzënisë suaj.
Qëllimi i stërvitjes ndryshon në këtë fazë të jetës suaj. Në vend që të sterviteni për të rregulluar trupin tuaj, ju stërviteni për të shtendosur trupin (për lindjen e fëmijës). Ushtrimet duhet të ndikojnë në largimin e stresit dhe jo në prodhimin e tij. Ushtrimet që zgjidhni duhet të pompojnë zemrën tuaj, të tendosni trupin dhe të jeni në gjendje të kontrolloni shtimin e peshës. Gjithashtu do ju ndihmojnë t’ju përgatisin për “maratonën” para dhe gjatë lindjes. Shtatzënia juaj dhe lindja e fëmijës do të jenë më të lehta, nëse ju stërviteni.
Nëse jeni marrë me stërvitje para shtatzënisë, ju mund të vazhdoni me rutinën tuaj. Nëse ju e filloni së pari stërvitjen gjatë shtatzënisë duhet ta filloni ngadalë dhe lehtë. Mënyrat më të zakonshme të ushtrimeve gjatë shtatzënisë përfshijnë ecjen, ushtrime në pishinë dhe klasa paralindjejejoga. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni trupin tuaj: nëse ushtrimi nuk i pëlqen trupit, mos e bëni atë.
Të ushtruarit fizik në mënyrë të kontrolluar do të forcojë muskujt tuaj, në mënyrë që ju ta mbani peshën më me lehtësi gjatë shtatzënisë.
Gjithashtu kyçet e gjymtyrët tuaj do të forcohen, do të përmirësohetqarkullimi i gjakut, do të çliroheni nga dhembjet e shpinës dhe sigurisht do të ndiheni shumë mirë në përgjithësi.
Gjeja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të ndërmerrni çdo lloj inisiative. Duhet bërë një konsultë rreth rutinës së fitnesit që dëshiron të ndjekësh, në mënyrë që të sigurohesh që ky aktivitet fizik nuk vë në rrezik jetën tënde dhe të fëmijës.
Ndryshime gjatë shtatzënisë
o Vëzhgojeni intensitetin tuaj gjatë shtatzënisë. Kjo nuk është koha e duhur për djegie pafund kalorish deri në sfilitje. Një tregues i mirë është një test i të folurës. Nëse ju mund të flisni gjatë ushtrimeve, ju ndoshta jeni në nivelin e duhur të intensitetit, nëse është shumë e vështirë për ju të flisni gjatë ushtrimeve, ju me siguri po lodheni shumë.
Kini kujdes me sportet fizike, të cilat mund të humbasin drejtpeshimin tuaj si përshembull patinazhi apo skitë si dhe sporte që mund t’ju rrezikojnë për dëmtime fizike si hokej apo alpinizmi.
Mos e nxehni më tepër seç duhet trupin tuaj. Fetusi juaj nuk ka një mënyrë për të freskuar veten. Vishni rroba të lehta dhe hidratohuni, hidratohuni, hidratohuni.
Këshilla gjatë shtatzënisë
- Gjithmonë bëj nxehjen e trupit përpara ushtrimeve dhe ftohjen me pas.
- Mundohu të jesh sa më shumë aktive në perditshmërinë tënde: sikur një gjysëm ore të ecësh në ditë është e mjaftueshme, por edhe po s’e arrite kaq sado pak do ishte mirë.
- Evito ushtrime të vështira sidomos në kohë të nxehtë.
- Nëse ndjek klasa të ndryshme fitnesi, sigurohu që instruktori/ja të jetë ikualifikuar për këtë lloj kategorie dhe e di që ti je shtatzënë, si edhe sa javeshe je.
- Ti do të ishte mirë të provoje notin pasi në ujë është më e lehtë të mbash peshën tënde. Ka palestra të cilat ofrojnë klasa me ushtrime në ujë për gratë shtatzëna (edhe këtu instruktorë të kualifikuar).
Ushtrimet që duhen evituar gjatë shtatzënisë
- Mos u shtri me shpinë në tokë, sidomos pas 16 javëve, pasi pesha e barkut tënd ushtron presion në venat kryesore të gjakut, te cilat dërgojnë gjakun në zemër dhe kjo do t’ju japë një gjendje të fikëti.
- Mos merrni pjesë në klasa sportive ku mund të keni rrezikun të goditeni, si në kickboxing, judo apo squash.
- Mos shko të bësh scubadiving (sport nënujor), pasi bebi nuk është i mbrojtur kundër sëmundjes së dekompresionit dhe flluskave të gazit në rrjedhen e gjakut.
- Mos u stërvit në lartësi mbi 2.500m mbi nivelin e detit, pasi ti dhe fëmija mund të jeni në rrezik të sëmundjes së lartësisë.
Shenja paralajmëruese
Ju lutem ndaloni stërvitjen dhe shkoni tek doktori për kontroll nëse ju ndodh një nga të mëposhtmet:
- Lodhje e tepërt
- Marrje mendsh
- Vështirësi në frymëmarrje
- Ndjesi të fikti
- Rrjedhje gjaku vaginale
- Kontraktime
- Mungesë e pazakontë e lëvizjes së fetusit
Ushtrimet fizike pas lindjes
Edhe pse për shumë nëna të ushtruarit fizik është gjëja e fundit, që u shkon ndërmend të bëjnë, duhet ta dinë se bërja e tyre ka shumë të mira.
Ushtrimet, të cilat mund të fillojnë që në javët e para mund:
- Të përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore duke rritur nivelin e endorphinës në trurin tuaj.
- T’ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të fituar gjatë shtatzënisë, sigurisht nëse ushqeheni me kujdes.
- T’ju ndihmojnë të liroheni nga dhimbjet.
- Të rrisin energjinë tuaj.
- Të përmirësojnë dhe forcojnë staminën, e cila do t’ju ndihmojë të kujdeseni më me lehtësi për beben tuaj.
Edhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi kjo është në varësi të llojit të lindjes që keni bërë dhe situatës shëndetësore në të cilën ndodheni. Megjithatë pse filloni me ushtrimet për muskujt e pelvis nuk do të ishte keq, pasi do të ndiheshit shumë mirë e më të lehtësuara në shumë drejtime.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Jonela Lulo kontaktoni në 042357535 ose
klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! /abcnews.al