Qeveria e re spanjolle do të jetë tërësisht e majtë. Socialistët arritën marrëveshje me Podemos, por mediat në vend shkruajnë se mazhorancës së re i duhen dhe 21 deputetë
Lideri socialist dhe kryeministri në detyrë Pedro Sancez, dhe lideri i Podemos, Pablo Iglezias, u takuan në kongresin spanjoll. Sancez dhe kreu i lëvizjes së majtë arritën një marrëveshje paraprake për të krijuar së bashku një koalicion qeverisës që do të zhbllokojë situatën politike në Spanjë. Por për të zyrtarizuar qeverinë e re duhen dhe 21 deputetë, pra dhe mbështetja e partive të tjera.
Ajo që ishte e pamundur të arrihej për gjashtë muaj, u realizua në më pak se 48 orë. Sipas mediave spanjolleSancez dhe Iglesias nënshkruan një marrëveshje, detajet e së cilës ende nuk dihen, ku Iglezias do të ketë postin e zv/kryeministrit. Një rezultat që në pranverë dukej i pamundur. Të dy liderët premtuan se kjo marrëveshje do të zgjasë deri në fund të mandatit, por bashkimi i dy të majtave nuk është i mjaftueshëm për të qeverisur vendin.
Humbja e re në zgjedhje, detyroi Sancez të besojë në projektin e Iglesias për t’u rikthyer zgjedhësve besimin e humbug nga mos krijimi i një qeverie pas zgjedhjeve të muajit prill të këtij viti. Nëse kjo marëveshje do të ishte arritur në muajin korrik, e majta do të kishte pasur një rezultat më të mirë në zgjedhjet e fundit.
Në fakt zgjedhjet e 10 nëntorit nuk mund të konsiderohen një sukses për të majtën, socialistët humbën dy deputetë, ndërsa Podemos humbi 14 të tillë. E djathta radikale e Vox mori 52 deputetë
Iglesias e përshkroi qeverinë e koalicionit progresist si vaksinën më të mirë kundër ekstremit të djathtë dhe u premtoi votuesve se të dy palët do të kërkojnë sa më shpejt aleatë të tjerë, për krijimin e mazhorancës. /abcnews.al