Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ftojnë Azerbajxhanin dhe Armeninë, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s, për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, njoftoi sot agjencia azerbajxhanas “Turan”.
Siç u tha, në takimin e lartpërmendur do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, si dhe për përpjekjet për të përfunduar një marrëveshje paqeje ndërmjet dy vendeve, thanë për agjencinë e lartpërmendur dy burime nga Uashingtoni.
Edhe pse nuk është plotësisht e qartë nëse ftesat tashmë janë dërguar apo pranuar, zyrtarët në Uashington vlerësojnë se takimi është “një mundësi që nuk duhet humbur”.
Lëvizja vjen pasi Departamenti i Shtetit njoftoi dje se po dërgon në Baku Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për të theksuar angazhimin e Uashingtonit ndaj procesit të paqes.
Samiti i NATO-s në Uashington do të fillojë të martën më 9 korrik dhe do të zgjasë deri të enjten më 11 korrik./abcnews.al