Bolivi, arrestohet gjenerali, akuzohet për tentativë për grusht shteti

schedule07:29 - 27 Qershor, 2024

schedule 07:29 - 27 Qershor, 2024

Policia boliviane ka arrestuar ish-shefin e shtabit të ushtrisë Juan Jose Zuniga, pasi ky i fundit akuzohet për një tentativë grusht shteti .

Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror bolivian treguan gjeneralin Zuniga duke u larguar me një automjet policie pak pasi dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Ushtarë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara ishin vendosur më herët në sheshin kryesor të kryeqytetit La Paz, rreth selisë së qeverisë.

 

/abcnews.al/