Kantautori i mirënjohur Gjergj Jorgaqi është rikthyer në tregun e muzikës me këngën e tij më të fundit të quajtur “Pa zemër”, një bashkëpunim me këngëtarin Rubin Kaso.
Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ata rrëfyen idenë se si lidi kënga si dhe planet më një tjetër bashkëpunim në të ardhmen e afërt.
Pjesë nga intervista:
Jorgaqi: Jam distancuar, por një ditë kur njoha Rubinin, ishte i vetmi nga muzikantët që unë e ndiqja me kënaqësi. Më bëri që të ndieja një rikthim pasioni. Rubini është ai që më futi ‘xixat’. Rubini është njëri i pastër, familjar, një muzikant i rrallë. Uroj që rruga e tij në muzikë t’i ecë më mirë se unë. Ka dhe projekte të tjera për Rubinin. Në kokë kam gjithmonë projekte plot, por nuk më bëhet të dal në skenë.
Xhejsi (vajza) ishte muzikante e mirë pasi studioi 12 vite për violinë, pastaj psikologji, e më vonë iku në Angli.
Kaso: Unë jam thjesht interpretues. Muzika dhe teksti është i Gjergjit.
Jorgaqi: Ideuesi i orkestrimit është Rubini.
Kaso: Kemi idenë ne një bashkëpunimi të ri. Unë kam dhe dy këngë të tjera që jam duke përgatitur.