Të zhgënjyer, por me kokën lart/ Tifozët në “fan zone”, vlerësim pre lojën e kombëtares

schedule23:12 - 24 Qershor, 2024

schedule 23:12 - 24 Qershor, 2024

Një sfidë ku fitorja duhej më shumë se kurrë.

Sheshi Skënderbej u vesh serish kuq e zi në këtë sfidë të tretë, më të rëndësishmen dhe vendimtaren për rrugëtimin e kombëtares në Euro2024. Mijëra tifozë kanë zgjedhur Fan Zone për të ndjekur përballje me Spanjën në Dyseldorf.

Edhe pse ishte konsideruar si sfida më e vështirë, tifozët kuq e zi e dëshiruan shumë fitoren.

Ankth, tension dhe emocione të forta.

Në pak minuta lojë Spanja shënon, por tifozët shpresuan deri në fund për një përmbysje rezultati.

Ajo që u shpresua nuk ndodhi…

Humbja trishtoi tifozët kuq e zi.

Ky i ri nuk mban dot lotët, teksa largohet nga Fan Zone ku ndoqi sfidën.

Të zhgënjyer, por krenarë shprehen të tjerë për djemtë kuq e zi që dhanë gjithçka në fushë, ndonëse nuk mjaftoi për të shkuar më tej.