BE: Apple po shkel rregullat e reja dixhitale

schedule10:14 - 25 Qershor, 2024

schedule 10:14 - 25 Qershor, 2024

Apple rrezikon të gjobitet me miliarda euro  pasi Bashkimi Europian të hënën zbuloi se App Store i prodhuesit të iPhone po shkelte rregullat e konkurrencës dixhitale të bllokut.

Komisioni Europian e informoi Apple në një “vështrim paraprak” se “rregullat e App Store i pengojnë zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët drejt kanaleve alternative për oferta dhe përmbajtje”, sipas mediave të huaja.

Siç thuhet më tej, kjo hap një front të ri në luftën gjithnjë e më të ashpër midis gjigantit të teknologjisë amerikane dhe Brukselit mbi Aktin e ri të Tregjeve Dixhitale të BE-së (DMA).

Të premten, Apple tha se do të vononte paraqitjen e veçorive të AI të njoftuara së fundmi në Evropë për shkak të “pasigurive rregullatore” të lidhura me DMA./abcnews.al