Ministri i Jashtëm italian: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE përpara Ukrainës

schedule14:45 - 24 Qershor, 2024

schedule 14:45 - 24 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian përpara Ukrainës.

Në Luksemburg, ku po mban një takim të ministrave të jashtëm të BE-së, Tajani, i pyetur për të komentuar faktin se Ukraina do të nisë zyrtarisht negociatat me BE-në nesër, tha se BE-ja është e gatshme ta mbështesë atë vend në çdo sektor, përfshirë në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se radha e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë para Ukrainës.

“Para Ukrainës, ka shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të shkojmë më tej dhe shpresoj për anëtarësim të plotë për vendet e Ballkanit Perëndimor para vitit 2030, dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë. Mendoj se është e rëndësishme që të filloni menjëherë një dialog me Ukrainën”, tha ai.

/abcnews.al/