“Fatalita” në TKOB, më 25 e 26 qershor/ Koreografi Candeloro: Është spektakël goxha i vështirë për t’u realizuar

schedule09:46 - 24 Qershor, 2024

schedule 09:46 - 24 Qershor, 2024

Më 25 dhe 26 qershor, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të jepet shfaqja “Fatalita”, e koreografit italian Toni Canderolo.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Canderolo u shpreh se spektakli është goxha i vështirë për t’u rea;izuar.

“Çdo herë që interpretohet një rol, koreografi nuk duhet të kërkojë hapin, por duhet t’i japë një kuptim të ri. Ideja është të themi që ekzsitojnë historië, drama, por me rikonceptimin e sotëm. Kur lexon një libër, pas 20 vjetësh e lexon në një mënyrë tjetër. Ky spektakël është goxha e vështirë, ka qenë e vështirë të realizoja atë që mendoja. Nuk është e thjeshtë. Koreografi ka nevojë për interpretues. Koreografi nuk krijon, kap. Krijojnë kërcimtarët. Është një lojë shumë e bukur, kur luajmë, rrezikojmë. Unë jam një lloj aventurieri, të jesh i lirë kushton”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!