Policia australiane njoftoi të dielën se po heton një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Adelaide, në jug të vendit, që çoi në evakuimin e saj dhe shkaktoi lëndime të lehta në disa persona.
Policia tha se mori informacion për dy grupe të rinjsh që luftonin në zonën e qendrës tregtare Westfield Marion, me disa prej tyre të armatosur.
“Si rezultat i këtij incidenti, menaxhmenti i qendrës tregtare aktivizoi alarmin e evakuimit dhe qendra tregtare u rrethua. Shumë klientë që kërkuan strehim në dyqane u shoqëruan në mënyrë të sigurtë jashtë qendrës,” tha policia në shtetin e Australisë Jugore në një deklaratë.
Dramatic scenes at the Marion Shopping Centre late today, with reports of armed offenders setting off the alarms.
Shoppers running out or sent into lockdown as Star Group officers stormed in. @Gus_Macdonald_ @ExcellBeth #9News pic.twitter.com/jWy8cB6gZj
— 9News Adelaide (@9NewsAdel) June 23, 2024
/abcnews.al