“Zjarrvënia është krim”/ Fier, ministri Balla takim me zjarrfikësit e qarkut

schedule19:27 - 22 Qershor, 2024

schedule 19:27 - 22 Qershor, 2024

Në takimin me ekipet e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit në qarkun Fier, Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi gatishmëri dhe ndërhyrje të menjëhershme në çdo vatër zjarri.

Ai kishte një apel dhe kujtesë publike për qytetarët, se zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal.

Standardin e vendosur vitin e kaluar, numrin rekord të personave të proceduar penalisht ta ngremë në një nivel tjetër. Kushdo që s’ka venë mend dhe tenton me dashje a pa dashje të ndezë një shkrepse për t’i vënë zjarrin disa mbetjeve bimore, pa shkuar tek ata që e bëjnë me qëllim, duhet t’u japim një mesazh shumë të qartë që Kodi Penal parashikon dënime shumë të ashpra”, tha ministri Balla.

Ministri kërkoi angazhim edhe nga punonjësit e policisë për të zbuluar dhe arrestuar zjarrvënësit.

Do të bëjmë gjithçka për të transformuar infrastrukturën, mjetet, pajisjet, veshjet e punonjësve të MZSH-së. Kemi filluar një proces ristrukturimi, trajnimi. Ua kam thënë kryetarëve të bashkive, e po e përsëris edhe këtu në Fier se shërbimi zjarrfikës është jetik, e koha kur me MZSh bëheshin qoka e kur të Shërbimin Zjarrfikës punësoheshin ata që nuk donin të shkonin në punë tjetër ka mbaruar”, theksoi Ministri.

Nga Fieri ministri Balla, përsëriti lutjen drejtuar qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para, përmes Shërbimit Vullnetar Zjarrfikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!