Barazohen shifrat në Hamburg, Schick tund rrjetën e kundërshtarëve

schedule16:22 - 22 Qershor, 2024

schedule 16:22 - 22 Qershor, 2024

Ishte një barazim me shumë fat. Pas aksioneve të shumta sulmuese, Çekia ka arritur të gjejë golin e barazimit përballë Gjeorgjisë, duke nisur kështu festën e tifozëve të tyre, në tribunat e “Volksparkstadion”, të Hamburgut.

Nga një rrëmujë në zonë përfiton “bomberi’ i Bayer Leverkusen, Patrik Schick, i cili ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, për të tundur rrjetën e Mamardashvili. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al