Gjykata e Lartë e Iranit rrëzon dënimin me vdekje të reperit Toomaj Salehi

schedule14:56 - 22 Qershor, 2024

schedule 14:56 - 22 Qershor, 2024

Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje të vendosur ndaj reperit Toomaj Salehi për akuzat që lidhen me periudhën e trazirave të vendit 2022-2023, tha avokati i tij sot në Platformën X.

“Dënimi me vdekje është shfuqizuar dhe në bazë të vendimit të apelit të Gjykatës së Lartë, çështja do t’i caktohet një autoriteti tjetër për shqyrtim”, tha avokati Amir Raisian në X.

Këngët e Salehi-t mbështetën protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgimin policor të Mahsha Amini, një gruaje të re iraniano-kurde.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!