Qiproja i është përgjigjur sërish kërcënimeve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke thënë se nuk është përfshirë në asnjë luftë.
“Qiproja nuk është e përfshirë dhe nuk do të përfshihet në asnjë luftë apo konflikt. Prandaj, deklaratat e liderit të Hezbollahut nuk korrespondojnë me realitetin.”, ,” i tha transmetuesit publik CyBC, zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letymbiotis.
Zyrtarët qipriotë kanë këmbëngulur se republika ishullore mbetet një “shtyllë paqeje” në një rajon të paqëndrueshëm.
Nasrallah paralajmëroi Qipron që të mos i vërë në dispozicion Izraelit aeroportet dhe bazat e saj në rast lufte me lëvizjen libaneze aleate me Iranin.
“Hapja e aeroporteve dhe bazave qipriote ndaj armikut izraelit për të shënjestruar Libanin do të thotë se qeveria qipriote është palë në luftë dhe rezistenca do ta konsiderojë atë palë në luftë”, tha Nasrallah në një fjalim të transmetuar nga mediat libaneze./abcnews.al