Shpallen të Lum dy martirë nga Papa Françesku. Me autorizimin e Papës, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve Marcello Semeraro shpalli te Lum Hyjin Luigi, i cili u vra nga urrejtja për fenë në vitin 1913 në Pejë dhe Gjon Gazulli, që u vra në 1927 në Shkodër.
“Gjatë audiencës që iu dha Hirësisë së Tij Kardinalit Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, Papa Françeskur autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallte Dekretet në lidhje me:
– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri);
– martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri)”, thuhet në njoftim./abcnews.al