Barsik është një mace e punësuar në Rusi. Madje tani macja ka një punë të dytë, në një dyqan lodrash pellushi. Kjo sepse ishte mërzitur nga puna e saj. Pronari i dyqanit, që e ka punësuar, shprehet i kënaqur nga fitimet.
Në Rusi, macja e parë e punësuar, zyrtarisht, me emrin Barsik, ka ndërruar vendin e punës. Më parë macja punonte për një firmë ndërtimi e cila ndërtonte pallate rezidenciale. Sipas zakoneve ruse, i pari që hyn në një apartament të ri, duhet të jetë një mace, sepse i transmeton banesës ndjenjën e qetësisë dhe familjes. Dhe macja paguhej mirë për këtë. Por u lodh me këtë rol prej inaguruesit zyrtar të shtëpive.
Aktualisht punon në një dyqan pellushi, dhe shet lodra pellushi duke shfrytëzuar pamjen e tij, por shet dhe shërbimet e tij personale. Pronari i dyqanit thotë se Barsik ka tarifat e tij ku për dy euro dikush mund ta ushqejë, për tre euro mund ta përkëdhelin, marrja në krahë kushton pesë euro dhe një fotografi me të kushton 6 euro. Për klientët që duan të luajnë me të, tarifa është 150 euro. Barsik punon 7 ditë në javë, por orarin e vendos vetë, ai vjen në dyqan, shëtit pak dhe më pas ikën./abcnews.al