“Urime Shqipërisë që nuk u ndal”, Pasalic i “ashpër” me shokët e tij: Ishte një turp për Kroacinë

schedule22:24 - 19 Qershor, 2024

schedule 22:24 - 19 Qershor, 2024

Nuk shkuam më shumë se barazimi. Shqipëria dhe Kroacia shënuan nga dy gola, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke arritur të sigurojnë pikët e para në këtë Kampionat Evropian të futbollit e duke gëzuar sado pak tifozeritë e tyre, që kanë qenë ndër më spektakolare, deri në këtë pikë të Euro 2024.

Mirëpo, nëse ne na “ngroh” disi ky barazim, krejtësisht e kundërta është për “fantazistin” kroat të mesfushës, Mario Pasalic, i cili pas ndeshjes theksoi se Shqipëria nuk u ndal dhe e uron për këtë fakt, ndërsa shton se kjo ndeshje ishte një turp për skuadrën e Kroacisë.

“Fatkeqësisht humbëm 2 pikë. Ndeshja nuk nisi ashtu siç donim, kaluam në disavantazh menjëherë, por në pjesën e dytë me zëvendësimet u rikthyem në lojë. Urime Shqipërisë që nuk u ndal, turp për ne. Duhet ta pranojmë këtë barazim dhe të shikojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e fundit sepse kemi një shans ndaj Italisë”,- deklaroi Pasalic. /i.m /abcnews.al